Pamje kontrollet në 17 ‘mobil shop’-et e Prishtinës

 

Sonte në emisionin “Drejtësia në Kosovë” u shfaqën pamjet ekskluzive të kontrollit tatimor në dyqanet e telefonave mobilë në Prishtinë.

Informacionet për shmangie tatimore nga ana e Mobil Shop-eve dërguan në rrugët e Prishtinës dhjetë inspektorë tatimorë.

Gjatë kontrollit, inspektorët konstatojnë se një biznes është i paregjistruar.

“Jemi ka punojmë, i morëm shënimet bazë, vetëm letërnjoftimin sepse biznesi nuk është i regjistruar, tani jemi në vazhdim të regjistrimit të mallit që gjendët për momentin në lokal”, tha një inspektor gjatë kontrollit.

Kontrolli i këtyre 17 bizneseve vërtetoi saktësinë e informacioneve. Aty u konstatua se 14 nga to duhet të ndëshkohen si pasojë e parregullsive tatimore.

Javë më parë “Drejtësia në Kosovë”, shfaqi pamjet e kontrollit të ATK-së, nëpër diskotekat dhe sallat e dasmave nëpër Kosovë.

Pamjet nga aksioni i ATK-së, në diskotekat dhe sallat e dasmave i gjeni në këtë link.