(VIDEO) Aksion para qeverisë, kërkohet drejtësi për Agon Musliun

Një aksion simbolik ka nisur në sheshin Skenderbeu, në afërsi të Qeverisë së Kosovës ku bëhet thirrje për drejtësi lidhur me rastin e Agon Musliut, 26 vjeçari i cili vdiq në Qendrën Studentore një ditë pasi ishte kthyer nga Gjermania.

Në aksionin e organizuar nga një grup qytetarësh shihen sllogane me mbishkrimet “Unë nuk e pata askënd të më mbrojë”, “Unë vetem desha të kthehem në shtëpi”, “Pse më mbyllët?, me të cilat kërkohet drejtësi për djalin që vdiq në Qendrën e Studentëve teksa po qëndronte në karantinë pas kthimit nga Gjermania.

Vdekja e të riut gjilanas ende është në fazën e hetimeve dhe nuk ka ndonjë epilog rreth rastit.

Organizatorët e protestës thonë se janë studentë dhe aksionin po e bëjnë në mënyrë të pavarur.