Aksident trafiku (arkiv) - Foto: KALLXO.com

VIDEO: Aksidenti me të lënduar në Malishevë

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur pak pas mesnatës në Malishevë.

Tri automjete janë përfshirë në këtë aksident komunikacioni.

Përveç dëmeve materiale, në këtë aksident janë lënduar edhe disa persona.

Shefi i Emergjencës së QKUK-së, dr. Avdush Bajgora, tha për KALLXO.com se 4 persona janë sjellë në QKUK për trajtim si pasojë e lëndimeve të marra në aksidentin në Malishevë.

Dy prej tyre janë liruar dhe dy të tjerë, lëndimet e të cilëve janë më serioze, vazhdojnë të trajtohen, ndonëse sipas dr. Bajgorës, jeta e tyre nuk është në rrezik.

FOTO: Aksident i rëndë në Malishevë

KALLXO.com i ka dërguar pyetje edhe Policisë së Kosovës për aksidentin por ende nuk ka marrë përgjigje.

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com pamje nga vendi i ngjarjes.

Këto janë pamjet e dërguara nga qytetari: