VIDEO: Aksidenti i rëndë në rrugën Prishtinë- Gjilan

Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sonte rreth orës 18:30 në rrugën Prishtinë- Gjilan.

Sipas Policisë, në këtë aksident janë përfshirë 2 vetura.

Zëdhënësja e Policisë së Prishtinës, Florie Ahmeti, tha se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.

Ndërkohë, një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com pamje nga vendi i ngjarjes.

Në foto shihen vetura e aksidentuara, njëra prej të cilave është dëmtuar fort.

Këto janë pamjet: