VIDEO: Aksident në rrugën Prishtinë- Gjilan, veturat përfundojnë në ara
Tre persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur rreth mesditës në magjistralen Gjilan-Prishtinë.
Aksidenti ka ndodhur në zonën e fshatit Llabjan.
Aksidentin e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Sot rreth orës 12:30 në rrugën e Prishtinës, saktësisht në hyrje të fshatit Llabjan, Policia e Kosovës është njoftuar se ka ndodhur aksident rrugor me lëndime ku të përfshira kanë qenë dy vetura që ishin duke lëvizur nga drejtimi i Prishtinēs për Gjilan”, ka thënë Hashani.
Sipas Hashanit personat e lënduar janë në gjendje të mirë shëndetësore.
“Tre persona kanë pësuar lëndime në ketë aksident, dhe sipas raportit të mjekut në Qendrën Emergjente në Gjilan gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme. Policia e Kosovës është duke i udhëhequr hetimet si si ka ardhur deri te aksidenti”, shtoi ai.
KALLXO.com ka siguruar edhe një video të shkurtër të aksidentit ku shihen dy veturat e aksidentuara.