ILUSTRIM

(VIDEO) Aksident në magjistralen Deçan – Gjakovë, përfshihet një veturë e policisë

Një veturë e Policisë së Kosovës, është përfshirë në një aksident komunikacioni që ka ndodhur në orët e hershme të paradites së sotme, në magjistralen Deçan – Gjakovë.

Në videon e pranuar nga KALLXO.com, shihet vetura e dëmtuar e Policisë, ndërsa KALLXO.com ka provuar të kontaktoj me Policinë për të mësuar më shumë për rastin, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk ka marr përgjigje.