VIDEO - Aksident mes veturës dhe trenit në Pejë, lëndohen 4 persona

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në Pejë, mes trenit dhe një veture.

Sipas fotografive të siguruara nga KALLXO.com, aksidenti ka ndodhur në hyrjen e qytetit, pranë kryqëzimit Pejë – Podgoricë.

 

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Në një aksident që ka ndodhur rreth orës 12:20 mes veturës dhe trenit të udhëtarëve tek Dogana në Pejë, katër persona kanë pësuar lëndime trupore” ka thënë Driton Rugova, zëdhënës i Policisë në Pejë.