VIDEO: Aksident mes tri veturave në autostradën "Ibrahim Rugova"

Një aksident në mes tri veturave ka ndodhur rreth orës 20:00 në autostradën “Ibrahim Rugova” në pjesën veriore të Prizrenit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, konfirmoi se një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është duke u trajtuar në Emergjencën e Prizrenit.

“Njësitë patrolluese policore dhe njësia e hetimeve për kontroll të autostradës janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e shkaqeve që ka ardhur deri tek aksidenti”, tha Hoxha për KALLXO.com.

Një qytetar ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes.