VIDEO: Aksident mes dy veturash afër Fushë-Kosovës

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën Prishtinë-Pejë, në zonën e fshatit Vragoli të Fushë-Kosovës.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat kanë pësuar dëmtime nga përplasja.

Në pamjet që i ka dërguar një qytetar shihet se në vendin e ngjarjes është edhe një veturë e Policisë.

Nuk dihet nëse ka të lënduar në këtë aksident, i cili ka ndodhur sot në mëngjes.