VIDEO: Aksident i rëndë në autostradë

Katër persona kanë mbetur të lënduar në një aksident të rëndë komunikacioni që ka ndodhur në autostradë, në dalje të rrugës për Prishtinë, afër Fushë-Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka konfirmuar për Rtv21 aksidentin e rëndë.

Sipas tij, në aksident janë përfshirë 3 automjete dhe se në aksident kanë mbetur të lënduar rëndë 4 persona.

KALLXO.com ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Në pamje shihen veturat e dëmtuara, Policia si dhe Zjarrfikësit.