VIDEO: Aksident i rëndë afër Prizrenit

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën magjistrale Suharekë-Prizren.

Siç tregojnë pamjet e dërguara në adresë të KALLXO.com nga një qytetar, një veturë është goditur nga një tjetër nga prapa teksa po kyqej në rrugën kryesore.

Pamjet e kapura nga kamerat tregojnë se vetura që e godet veturën që po kyqej në rrugë është me shpejtësi të madhe.

Në pamje shihet se vetura e goditur është dëmtuar në masë të madhe.

Po ashtu, aty shihen teksa dalin personat nga vetura e aksidentuar.

Nuk dihet nëse ka të lënduar.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Korishë sot në ora 3:00 të mëngjesit.

.