VIDEO – Adresimi i fundit për 2021 i presidentes Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë adresimin e saj të fundit për vitin 2021.

Në fjalimin e saj presidentja Osmani ka falënderuar të gjithë qytetarët për kontributin e dhënë për vendin gjatë 365 ditëve të vitit 2021.

Duke i uruar shëndet, mbarësi e harmomi për të gjithë qytetarët, Osmani ka falënderuar mantelbardhët, Policinë, Ushtrinë, zjarrfikësit, sportistët, gazetarët e mërgatën për punën e bërë gjatë këtij viti.

“Viti që po e lëmë pas, ngjashëm me vitin paraprak, është karakterizuar me sfida të mëdha globale dhe të brendshme, por unë mbetem shpresëplotë për të ardhmen tonë si vend dhe si popull. Jam e bindur se ditët tona më të mira janë përpara nesh”, ka shkuar Presidentja.

Gjatë adresimit, presidentja Osmani ka kujtuar viktimat e COVID-19, derisa ka kërkuar nga qytetarët që të vaksinohen.

“Ju lus që të vazhdoni t`i respektoni masat, sikurse ju lus që të vaksinoheni– duke përfshirë edhe marrjen e dozës përforcuese”, u shpreh tutje ajo.