Vëzhguesit Pinë Duhan si në Oda

 Ekipet e KALLXO.com të angazhuara në monitorimin e zgjedhjeve kanë identifikuar sjellje të pahijshme të vëzhguesve dhe komisionerëve të zgjedhjeve në ambientet e shkollave.

Këto janë foto të shkrepura në shkollën teknike “11 Marsi” në Prizren e në to shihen personeli i zgjedhjeve duke pirë cigare në korridoret e shkollës.

Fotografi të tjera nga shkolla “Emin Duraku” në Kaçanik flasin për mosrespektim të ligjit për duhanin në këtë qendër votimi.

Një fotografi tjetër tregon se duhani është konsumuar edhe në qendrat e votimit në komunën e Obiliqit.