Vëzhguesi i LDK-së me maskë me llogo të partisë vazhdon të qëndrojë në pikën e votimit

Në shkollën ‘Sami Frashëri’ në fshatin Zhiti të Podujevës një vëzhgues i LDK ka të vendosur maskën me llogo të partisë në pikë votimi, derisa është për publike nga partia tjeter LVV në Podujevë.

KALLXO.com ka vizituar këtë pikë votimi. Ai vazhdon të qëndrojë aty edhe pse e ka hequr maskën me llogo.

Këtë na konfirmoi edhe menaxheri i qendrës, Bekim Ismaili.

Në këtë qendër votimi kanë drejtë vote 605 votues, ndërsa deri në ora 11:00 kanë dalë 50 votues.

Në komunën e Podujevës numri i votuesve, sipas KQZ-së, është 87 mijë 381, të cilët janë të shpërndarë në 45 qendra të votimit me gjithsej 115 vendvotime.