Foto: Komuna e Shtimes
Veturat zyrtare të Komunës së Shtimes pajisen me sistemin GPS
27.5.2022 - 19:21
Komuna e Shtimes ka njoftuar se ka instaluar sistemin e përcjelljes GPS në veturat zyrtare që janë në posedim të Administratës së Komunës së Shtimes.
Drejtoria e Administratës së Përgjithshme, sot ka instaluar sistemin e përcjelljes GPS, për veturat zyrtare që ka në posedim Administrata e Komunës së Shtimes.
Drejtori i Administratës së Përgjithshme në Komunën e Shtimes, Valon Januzi, ka thënë se funksionalizimi i këtij sistemi do të shërbejë edhe për shtimin e sigurisë, transparencës dhe shfrytëzimin racional të veturave zyrtare.
“Gjithashtu, aplikimi i këtij sistemi, mundëson lokalizimin apo vendodhjen e saktë të automjeteve në kohë reale, të cilat regjistrohen në aplikacion”, ka deklaruar drejtori Januzi.
Në njoftimin e Komunës së Shtimes thuhet se sistemi GPS do të shërbejë për lokalizim të saktë gjeografik, shpejtësinë dhe gjendjen e veturës, monitorimin e vazhdueshëm të tyre dhe shumë funksione të tjera.