Veturat e djegura në Prishtinë, Policia jep detaje

Katër automjete janë përfshirë nga zjarri në Prishtinë, ku raportohet edhe për një person të lënduar.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Agron Borovci. Ai tha se informata është marrë nga Policia rreth orës 13:30.

“Rreth orës 13:30, është raportuar se  në rrugën “Dalmatët” në Prishtinë , një kamion është përfshirë nga zjarri. Dyshohet që nga zjarri  ose tymi të jenë prekur edhe tri vetura përreth kamionit.Deri më tani raportohet për një person të lënduar. ”, ka thënë Borovci për KALLXO.com

Ai shtoi se Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit.

“Aktualisht  policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Borovci.

Pamje – Katër vetura përfshihen nga zjarri në Prishtinë