Vetura zyrtare tejkalon në vijë të plotë - (FOTO)

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com pamje të një vozitje të rrezikshme që ka ndodhur në hyrje të Pejës.

Në pamje shihet se shoferi i veturës zyrtare ka bërë tejkalim në vijë të plotë.

Në komunikacion, vija e plotë i njofton shoferët që nuk mund të tejkalohet për shkak të rrezikshmërisë së lartë.

Policia e Kosovës që disa javë ka filluar të shqiptojë gjoba ndaj shoferëve të cilët janë xhiruar apo fotografuar duke bërë tejkalime të rrezikshme në vijën e plotë.

Kjo është fotografia nga Peja: