Vetura zyrtare në Pejë e parkuar në vendin e ndaluar - FOTO

Një veturë zyrtare e Komunës së Pejës, përkatësisht Inspeksionit komunal, është parë e parkuar në një vend të ndaluar.

Një qytetar ka dërguar fotografi në KALLXO.com, duke treguar se vetura zyrtare është parë sot e parkuar afër Qarshisë së Pejës, në rrugën “Emrush Miftari”.

Nuk dihet arsyeja se pse automjeti zyrtar është ndaluar në atë zonë të ndaluar me rregullat e komunikacionit.