Vetura zyrtare e MPB-së parkohet në trotuar, bllokon edhe hapësirën për kalim të personave të verbër

Një veturë zyrtare e Ministrisë së Punëve të Brendshme është parë e parkuar në një trotuar në Prishtinë.

Sipas fotografive të dërguara në KALLXO.com, vetura me targat 3Z-223-06 shihet se ka bllokuar edhe hapësirën e dedikuar për persona të verbër (shiritin taktil).

Vetura, sipas letrës së njoftimit se kujt i takon, thuhet se është e Departamentit për Standarde dhe Politika të Inxhineringut dhe Menaxhimit të ndërtesave Qeveritare (DSPIMNQ).

Në lidhje me këtë, KALLXO.com ka dërguar pyetje në MPB dhe është në pritje të përgjigjes së tyre.

Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com