Autostrada "Ibrahim Rugova" - Foto: Ministria e Infrastrukturës

Vetura vetaksidentohet, vdes pasagjeri

Të mërkurën, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në kilometrin e 10-të në drejtim të Vërmicës, ka ndodhur një vetaksident trafiku me fatalitet, ku ka vdekur një person.

Sipas policisë, deri te aksidenti ka ardhur kur personi që ka ngasur makinën, shtetas i Shqipërisë nuk e ka përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka goditur mbrojtësen e djathtë te rrugës.

“Si pasojë e aksidentit, viktima mashkull kosovar – pasagjer ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport të policisë.

Në vendin e ngjarjes sipas njoftimit të policisë ka dal edhe prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është  dërguar në mbajtje.