Vetura rrokulliset te Liqeni i Badocit

Një veturë ka pësuar vet aksident afër liqenit të Badocit sot gjatë ditës.

Këtë e kanë konfirmuar për KALLXO.com edhe nga Policia e Kosovës.

“Një automjet është rrokullisur, nuk ka raportime për të lënduar. Vetura është përfshirë në një vetaksident”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha për KALLXO.com

Gjatë natës së mbrëmshme kanë filluar reshjet e borës në Kosovë dhe Policia e Kosovës ka kërkuar që të ketë kujdes më të shtuar në trafikun rrugor dhe ka bërë thirrje që të posedohen pajisjet dimërore për vetura.

“Reshjet e borës që kanë filluar në territorin e vendit varësisht prej intensitetit të tyre mund të krijojnë vështirësi në trafikun rrugor dhe rrugët potencialisht bëhen më të vështira për ngasje të automjeteve, posaçërisht gjatë natës apo gjatë orëve të hershme të mëngjesit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës