Foto: Ilustrim

Vetura me udhëtarë aksidentohet në Klinë

Një veturë më udhëtarë është aksidentuar në fshatin Rudicë të Komunës së Klinës.

Dy pasagjere kanë pësuar lëndime dhe ngasësi të cilët janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.

Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 8 e 20 të mëngjesit të sotëm.

“Dy nga këta të lënduar sipas mjekëve kanë pësuar lëndime më të rënda trupore. Hetuesit Rajonal të Njësitit Komunikacionit Rrugor, janë duke u marrë më të dy rastet e aksidenteve dhe të gjitha veprimet hetimore janë të koordinuara me Prokurorin e shtetit”, ka njoftuar policia.