Ilustrim

Vetura me targa të Shqipërisë vidhet në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është vjedhur një veturë me targa të Shqipërisë në orët e para të ditës së djeshme në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti është raportuar të ketë ndodhur në Bregun e Diellit, dje rreth orës 03:30 të mëngjesit.

“Ankuesi, burrë kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur i është vjedhur vetura e tij me targa të Shqipërisë”, ka thënë Policia.

Tutje është thënë se rasti është nën hetime.