Vetura me targa të huaja tejkalon në vijë të plotë në rrugën Prishtinë - Gjilan

Një veturë me targa të Zvicrës është filmuar duke tejkaluar në vijë të plotë në rrugën Prishtinë – Gjilan

Një qytetar vetura, e  të cilit ka qenë me targa të shtetit të Zvicrës ka bërë tejkalim në vijë të plotë dhe ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë të trafikut.

Tejkalimi në vijën e plotë dhe para shenjës sinjalizuese për kthesë të rrezikshme ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Gjilan, buzë liqenit të Badovcit.

Një qytetar ka dërguar në adresën e KALLXO.com videon në të cilën shihet tejkalimi nga ana e vozitësit.

Më poshtë mund të shihni videon: