Vetura hyn brenda lokalit, lëndohen tre persona (FOTO)

Një veturë në Pejë është aksidentuar mbrëmë rreth orës 22:00, dukke hyrë brenda një lokali.

Sipas njoftimit të policisë, deri tek ky aksident ka ardhur për derisa i dyshuari me veturën e tij Audi, duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë ka dal jashtë rrugës, dhe ka hyrë brenda një lokali.

Si pasojë, tre persona kanë pësuar lëndime trupore, për të cilat janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për trajtim mjekësor, si dhe është dëmtuar një lokal pronë private.

Në vendngjarje kanë dalë hetuesit rajonal për hetimin e aksidenteve, të cilat janë duke u marrë me rastin.