Ilustrim

Vetura goditet nga një plumb qorr

Një person ka informuar se vetura e tij me targa të huaja është goditur nga një plumb qorr.

Sipas raportit policor, vetura është goditur në Fshatin Korishtë të Prizrenit.

Në vendngjarje kanë dal njësitë policore ku ka gjetur dhe konfiskuar një predhë të armës.

Në raportin e policisë nuk raportohet për të lënduar.