Vetura godet për vdekje një 5 vjeçar në Gjakovë

Një fëmijë pesë vjeçar ka vdekur në Emergjencën e Spitalit në Gjakovë, pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë nga aksidenti që e kishte goditur një veturë në orët e pasdites.

Siç mëson KALLXO.com, fëmija kishte dalë në rrugën “UÇK” ku edhe ka ndodhur aksidenti me biçikletë.

Zëdhënësi i Policisë për Raonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj ka thënë për KALLXO.com, që fëmija pas aksidentit është dërguar në Spital, porse përkundër tretmanit nga mjekët, thotë të jetë njoftuar nga mjekët kujdestar, se i lënduari ka vdekur.

“Fëmija është dërguar i gjallë në emergjencë, por më pas ka vdekur”, tha Xhurkaj.

KALLXO.com ju sjell foto nga vendi i ngjarjes, të ndodhur pak kohë më parë.