Foto: Ilustrim

Vetura godet një person në Mitrovicë

Një person ka pësuar lëndime trupore gjatë ditës së djeshme pasi është goditur nga një veturë.

Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Safet Boletini” në Mitrovicë, ku i dyshuari derisa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë se lëvizjes, ka goditur një këmbësor.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës.

Policia nuk ka dhënë detaje në lidhje me të dyshuarin dhe procedurat e ndërmarra ndaj tij.