
Ilustrim
Vetura godet një këmbësor në rrugën Prishtinë – Ferizaj
22.12.2022 - 11:23
Në rrugën Prishtinë – Ferizaj një këmbësor është goditur nga një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:00.
Këtë informacion e ka konfirmuar për KALLXO.com, Florije Ahmeti, zëdhënëse e policisë për Rajonin e Prishtinës.
“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori, i cili është dërguar për tretman mjekësor” – tha ajo.
Sipas Ahmetit, me rastin po merret njësiti i trafikut.