Ilustrim

Vetura godet një këmbësor në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 14:00 në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

Një këmbësor ka marrë lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com edhe Zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Prishtinës, Florie Ahmeti- Haziraj.

“Po sot rreth orës 14:00 në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për trajtim mjekësor”, tha Ahmeti- Haziraj.

Ajo shtoi edhe se njësiti i trafikut po merret me rastin.