Vetura godet një këmbësor në Llapushnik

Një person ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë në magjistralen Pejë – Prishtinë.

KALLXO.com mëson se aksidenti ka ndodhur në fshatin Llapushnik.

Këmbësori është dërguar për tretman mjekësor në qendrën Klinike Universitare në Prishtinë ndërsa me rastin është duke u marrë njësiti i autostradave.