Ilustrim: Kallxo.com

Vetura godet një fëmijë në Prizren

Një fëmijë është goditur nga një veturë në Prizren gjatë ditës së djeshme.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Banush Bytyqi” rreth orës 16:45 dhe viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Policia ka sqaruar edhe situatën se si ka ndodhur rasti.  Sipas tyre i dyshuari ishte duke e lëvizur veturën e tij nga prapa dhe e ka goditur viktimën.

Megjithatë, policia nuk ka bërë të ditur nëse është arrestuar i dyshuari.