
Foto-ilustrim
Vetura godet këmbësoren në "Rrugën B”
17.5.2022 - 23:24
Një aksident trafiku ka ndodhur në “Rrugën B” në Prishtinë.
Një këmbësore është goditur nga një veturë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:15.
Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime trupore.
E njëjta është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.