Ilustrim

Vetura godet këmbësoren në Kamenicë

Një aksident trafiku me lëndime të rënda ka ndodhur në fshatin Koretin të Kamenicës.

Sipas Policisë, një person deri sa ishte duke e drejtuar veturën e tij, dyshohet se nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës e ka goditur një këmbësore.

Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore.

E njëjta pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Gjilanit është transferuar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

Me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.