Ilustrim

Vetura godet biçiklistin në Gjakovë

Një veturë e ka goditur një biçiklist në Gjakovë.

Sipas Policisë, i dyshuari derisa ka qenë duke e drejtuar veturën ka shkaktuar aksident, ku dyshohet se me pjesën e përparme të veturës e ka goditur biçiklistin, i cili ka qenë duke lëvizur në rrugë në të njëjtin drejtim.

Si pasojë e aksidentit që ka ndodhur dje, biçiklisti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës, ku edhe mbetet për tretman mjekësor në Repartin e Ortopedisë.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.