Ilustrim - Vjedhje e veturës

Vetura e vjedhur në Klinë gjendet e braktisur në autostradë

Një veturë e cila ishte vjedhur në fshatin Zajm të Klinës është gjetur e braktisur në hyrje të autostradaës “Arbër Xhaferi”.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:20.

Sipas Policisë, vetura “Golf” e gjetur në hyrje të autostradës, pas verifikimit është konstatuar se  është e njëjta veturë për të cilën më herët ishte raportuar e vjedhur.

Pas kryerjes së procedurave të nevojshme, e njëjta veturë i është kthyer pronarit legjitim.

Rasti vazhdon të hetohet.