Vetura e vjedhur në Holandë në vitin 2020, ndalohet në Vermicë (FOTO)

Një veturë e vjedhur në vitin 2020 në Holandë është ndaluar nga Policia kufitare në Vermicë.

Veturae cila kishte të vendosura targa të Shqipërisë është ndaluar sot rreth orës 16:50 në hyrje të Kosovës, në pikën kufitare të Vermicës.

“Policia e Kosovës së bashku me policë nga FRONTEX, të cilët janë me mision në PKK Vermicë, gjatë procedurave të kontrollit dhe verifikimit, kanë vërtetuar se automjeti është lajmëruar ‘i vjedhur’ në vitin 2020 në Holandë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Më tej në njoftimin e policisë thuhet se në automjet kishte ndërhyrje mekanike në elementet identifikuese të makinës.

“Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe është iniciuar rasti i cili do të vazhdohet në procedurë të rregullt”, vazhdon njoftimi i policisë.

SHËNIM: Lajmi është përmirësuar. Vetura është ndaluar në pikë kalimin kufitar në Vermicë e jo në Han të Elezit. Njoftimi i policisë ka qenë fillimisht se e njëjta është ndaluar në Han të Elezit, pas 30 minutave është përmirësuar.

Foto: Policia e Kosovës