Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Vetura e Policisë thyen rregullat e komunikacionit - VIDEO

Një veturë e Policisë së Kosovës është parë duke thyer rregullat e trafikut rrugor.

Një qytetar ka dërguar në KALLXO.com videon e veturës së Policisë e cila përderisa rreshtohet në një korsi, shkel në vijë të plotë. Gjithashtu drita e ndezur në semafor gjatë asaj kohe është e kuqe.

Pamjet janë filmuar në Prishtinë, në Lagjen Dardania.

Tabelat e veturës së Policisë janë “198-03”.