Vetura e Policisë rrezikon trafikun - VIDEO

Një veturë e policisë është gjiruar duke shkelur rregullat e komunikacionit.

Një qytetar ka dërguar video në redaksinë e KALLXO.com ku shihet një veturë e policisë e tipit ‘Skoda’ duke tejkaluar në vijë të plotë dhe duke vozitur me shpejtësi të tejkaluar, duke rrezikuar kështu veturat e tjera në këtë zonë.

Sipas qytetarit i cili ka dërguar videon, rasti ka ndodhur në magjistralen Suharekë- Prizren, saktësisht në fshatin Greikoc, tek “Pusi i Atit”.