Vetura e djegur në autostradën 'Arbën Xhafer', Policia jep detaje

KALLXO.com ka raportuar sot se një veturë është përfshirë nga zjarri në autostradën “Arbën Xhaferi”, përkatësisht në udhëkryqin në Lipjan.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani ka thënë se nuk ka persona të lënduar.

Sipas tij, nuk dihet ende arsyeja përse vetura ka marrë flakë.

“Ju informoj se me datë 17.02.2023 rreth ores 10:40 ne Autostraden Arber Xhaferi në kilometrin e 8, Lipjan-Babush një automjet BMW me traga vendore deri sa ishte duke lëvizur në Autostrad për shkaqe ende të panjohura ka marre flakë dhe është djegur. Me rastin jane njoftuar edhe zjarrfikesit si dhe një njësi Policore nga st Policor Lipjan e cila edhe merret me rastin dhe shkaqet e zjarrit”- ka thënë ai.

(FOTO) Përfshihet nga zjarri një veturë në autostradën ‘Arbën Xhaferi’