Vetura del jashtë rrugës, një person mbetet i lënduar

Si pasoj e një vet aksidenti të ndodhur në Ferizaj, një person ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente të këtij qyteti.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas Veselit aksidenti ka ndodhur sot në mëngjes, rreth orës 08:11 në rrugën “Tahir Sinani”.

“Rreth orës 08:11 është raportuar një aksident që ka ndodhur në rrugën “Tahir Sinani” ku veç dëmeve të shkaktuara materiale një person ka marr lëndime i cili për tretman mjekësor është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, ka thënë Veseli për KALLXO.com.

Në redaksinë  KALLXO.com janë pranuar disa pamje ku shihet se si vetura ka dal jashtë rrugës.