Vetura bie nga rrethrrotulimi në Lakrishtë, tre të lënduar - VIDEO

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në mëngjesin e hershëm në lagjen Lakrishtë në Prishtinë, pasi vetura ka rënë nga rrethrrotullimi.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Sot rreth orës 03:00, në rrethrrotullimin në lagjen Lakrishte, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë” – ka thënë ajo.

Ahmeti ka treguar se Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.