Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vetura 35 mijë euroshe e kryetarit të Gjakovës

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini në vitin 2022 ka blerë një veturë të tipit, “Mercedes-benz” në vlerë prej 35 mijë euro.

Kjo është bërë e ditur në deklarimin e pasurisë së Gjinit në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Gjini ka theksuar se veturën e ka blerë në Zvicër.

Kryetari i Gjakovës ka deklaruar se ka në pronësi të përbashkët një shtëpi të trashëguar në vlerë 150 mijë euro dhe një shtëpi tjetër 126 metra katror të ndëruar në vlerë 100 mijë euro.

Gjini ka deklaruar një banesë 61 metra katror (30 mijë e 500 euro) dhe një “dyqan-shitore” 100 metra katror në vlerë 190 mijë euro, të dy këto të blëra në vitin 2016 si këmbim.

I pari i Gjakovës ka deklaruar si të ardhura vjetore pagën e tij si kryetar, mëditjet nga udhëtimet zyrtare në vlerë 1 mijë e 570 euro, pagën vjetore të bashkëshortes në vlerë rreth 10 mijë euro dhe pagat e fëmijëve.