Ilustrim

Vetplagoset një person në Vushtrri

Një person në Vushtrri është arrestuar nga policia mbrëmë pasi që është vetplagosur.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari ka pësuar lëndime pas që aksidentalisht i ka shkrepur arma dhe është plagosur.

Në njoftimin  policisë thuhet se i dyshuari pas tretmani fillestar mjekësor është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një armë kallashnikovë, me nëntë fishekë dhe një gëzhojë.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari për këtë rast është intervistuar dhe është liruar pas tretmanit mjekësor.

KALLXO.com mëngjesin e sotëm raportoj se një 18 vjeçar në Kamenicë ka vdekur si pasojë e vetëplagosjes me armë zjarri.

Vetëvritet aksidentalisht 18 vjeçari në Kamenicë