Veton Shabani zgjidhet zëvendëskryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prokurori i krimeve të rënda në Ferizaj, Veton Shabani është zgjedhur zëvendëskryesues i ri i  Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Atij me 11 vota për dhe asnjë kundër ju besua pozita e zëvendëskryesuesit të KPK-së.

Në këtë pozitë para tij ishte prokurori Arben Ismajli.

Përpos zgjedhës së zëvendës kryesuesit të KPK-së në mbledhjen e mbajtur sot u zgjedh edhe kryesuesi i ri i këtij institucioni.

Në krye të KPPK-së u zgjodh ish kryeprokurori i Gjilanit Jetish Maloku i cili siguroi 10 vota për dhe një votë kundër.

Me një fjalë hyrëse Maloku shpalosi objektivat e tij për kryesimin e KPK-së.

“Unë kam paraqitur kandidaturën time për kryesimin e KPK-së dhe me këtë qëllim dua ta shpreh tek ju objektivat e mia të cilat janë rritja e llogaridhënies, transparencës, integritetit dhe fuqizimi i mekanizmave të tyre”, tha Maloku.

Ai shtoi se gjatë kryesimi të tij do të kërkojë monitorohet gjatë gjithë kohës integriteti i prokuroreve i cili do të jetë pjesë e pashmangshme e matjes së përformancës së prokuroreve.

Pos tjerash Maloku deklaroi se do të angazhohet të disiplinimin e prokurorëve dhe do ta fuqizojë trajtimin e rasteve të shkeljeve të mundshme nga ana e tyre duke e rritur kështu edhe përformancën e anëtareve të paneleve disiplinore.

Në fund ish -Kryeprokurori i Gjilanit deklaroi se do të angazhohet për bashkëpunim me partneret ndërkombëtar.

Maloku nga sot pritet ta kryesoj Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Deri dje në këtë pozitë ishte Bahri Hyseni mirëpo pasi atij i skadojë mandati i anëtarit të Këshillit Prokurorial pozita e kryesuesit mbeti e lirë.

Në krye të KPK-së Hyesni ishte zgjedhur dy vite më parë pasi kishte siguruar 10 vota për dhe asnjë kundër.

Kush është Bahri Hyseni, kryesues i ri i KPK-së?