Deputeti Veton Berisha

Veton Berisha: Sipas statistikave 40% e fëmijëve të komuniteteve kanë ngecje në mësimnxënie

Në komisionin hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së COVID-19 të mbajtur sot, Veton Berisha nga komuniteti Rom, Ashkali dhe Egjiptias, tha se izolimi për komunitetet pakicë ka qenë i rëndë për shkak të mungesës së përkrahjes institucionale.

Në këtë kohë pandemie mësimi dhe ligjëratat janë mbajtur online përmes platformave digjitale.

Berisha theksoi se për shkak të mungesës së teknologjisë, 40% e fëmijëve kanë ngecë në mësimnxënie.

“Për shkak të teknologjisë, sipas statistikave zyrtare 40% e fëmijëve kanë ngecë në mësimnxënie”, tha ai.

I intervistuari në këtë komision, Nenad Rashiq, tregoi se ka bërë program për këtë komunitet, por ai theksoi se aktualisht zyra e komuniteteve ka vazhduar ashtu siç ka qenë.

“Nuk kam dijeni, shpresoj që një ditë të lexojmë së bashku programin që e kam bërë ku krijon shumë më shumë mundësi për të gjithë apo për secilin prej komuniteteve nëse në të ardhmen do të përdoret ajo do të jetë mirë por tash në këtë moment e shoh që zyra e komuniteteve ka vazhduar siç ka qenë më herët”, tha Rashiq.

Në këtë komision ishte i ftuar për intervistim edhe ish- kryeministri, Albin Kurti, por i njëejti nuk ishte i pranishëm.