Deputeti Veton Berisha

Veton Berisha: Rasti i Kujtimit ka qenë i neglizhuar nga Policia dhe Prokuroria

Deputeti i Partisë Egjiptiane Liberale Veton Berisha, tha se rasti i vrasjes së 9 vjeçarit Kujtim Veseli është neglizhuar nga Policia dhe Prokuroria.

“Është konstatuar që rasti ka qenë i neglizhuar nga Policia dhe Prokuroria dhe e kam të konfirmuar me argumente. Po të veprohej kur është raportuar rasti dhe mos të neglizhohej se është komunitet jam i bindur që ai kishte me qenë në mesin tonë” tha Berisha.

Sipas tij ai rast është individual por e dëshmon se racizmi dhe diskriminimi është prezent në Kosovë.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani tha se të gjithë së bashku duhet të kërkojmë drejtësi për vrasjen e 9 vjeçarit,  Kujtim Veseli nga komuniteti rom dhe përgjegjësi nga shteti për ta mbrojtur jetën e të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim.

Gjykimi në Departamentin e Krimeve të Rënda, ishte mbajtur me dyer të mbyllura  pasi u konfirmua aktakuza nga Gjykata e Apelit.