Foto: REL/AFP

Vetizolohet kryeministri britanik, ishte në kontakt me një person me COVID-19

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është vetizoluar pasi ka qenë në kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19, njoftoi Qeveria.

Johnson është kontaktuar nga instituti për teste dhe gjurmime por nuk ka simptoma, njofton BBC.

Korrespondenti politik i BBC Nick Eardley tha se kryeministri kaloi rreth 35 minuta me deputetin e Ashfield, Lee Anderson, i cili ka rezultuar pozitiv.

Në prill, Johnson kaloi tre net në kujdesin intensiv pasi u sëmur rëndë me coronavirus.