Vetizolohen 5 të infektuarit me COVID-19 në Podujevë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar dje se nga 173 mostra të testuara, 27 kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Prej tyre 5 janë nga Komuna e Podujevës.

Komuna e Podujevës ka njoftuar se 5 të infektuarit janë vetizoluar.  Ky vendim u mor në mbledhjen e Shtabit Emergjent me kërkesë të nënkryetarit Nexhmi Rudari.

“Nënkryetari Rudari kërkoi që të ndërmerren masat konform me udhëzimet e IKSHPK, të vetizolohen personat e prekur me COVID-19 dhe të kryhen kontrolle mjekësore në familjet e tyre”, thuhet në njoftim.

Komuna ka dhënë detaje se 4 të infektuarit janë nga e njëjta familje, ndërsa një tjetër ditë më parë kishte ardhur nga Austria.

“Katër raste janë nga një familje e fshatit Dobërdol dhe burimi i infeksionit është kontakti me një person nga Komuna e Prishtinës, kurse rasti i pestë është një qytetar i Podujevës, i cili dy ditë më parë ka ardhur nga Austria”, vazhdon tutje njoftimi i Komunës.

Në komunën e Podujevës, që nga shpallja e pandemisë deri më tani janë regjistruar gjithsej 14 raste të personave të infektuar më COVID-19, prej tyre 8 pacientë janë shëruar, kurse një qytetar i infektuar ka ndërruar jetë.

 

 

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!