Policia/Ilustrim

Vetëvritet një person në Skorobisht të Prizrenit

Një person dyshohet të ketë kryer vetëvrasje dje rreth orës 13:00 në  fshatin Skorobisht të Prizrenit.

Sipas policisë, trupi i viktimës është gjetur në ballkonin e shtëpisë së tij.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.